VIDEO/ Çelsi vazhdon shkëlqimin me Tuhelin, eliminon Atletikon dhe kap çerekfinalen në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:30

VIDEO/ Çelsi vazhdon shkëlqimin me Tuhelin, eliminon Atletikon dhe kap çerekfinalen në Champions

Çelsi ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atletiko Madridi, për të siguruar biletën për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

orsato.arbitro.espelle.savic.atletico.madrid.2020.21.750x450

“Blutë e Londrës”, pasi kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 në Spanjë, kanë triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit, duke mposhtur ekipin e Simeones 3-0, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Të dy golat e anglezëve erdhën me kundërsulme, teksa fillimisht ishte Zijeh në minutën e 34’, i cili shënoi pas një asisti të Vernerit, ndërsa në fundin e takimit, Emerson shënoi në të njëjtën mënyrë, pas asistit të Pulisiç.

FT Çelsi-Atletiko Madrid 2-0

Zijeh 34′, Emerson 93′

Çelsi: Mendi, Azpilikueta, Zuma, Rydiger, Xhejms, Alonso, Kovaçiç, Kante, Zijeh, Haverc, Verner. Trajner: T. Tuhel

Atletiko Madrid: Oblak, Saviç, Dimenez, Tripier, Lodi, Koke, Saul, Karrasko, Jorente, Suarez, Feliks. Trajner: D. Simeone

formacione

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"