Starton sot Champions-i/ Barcelona dhe Bajerni përballje “titanësh”, në fushë Juventusi dhe Junajtidi i Ronaldos. Ja të gjitha sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 14:42

Starton sot Champions-i/ Barcelona dhe Bajerni përballje “titanësh”, në fushë Juventusi dhe Junajtidi i Ronaldos. Ja të gjitha sfidat

Sot do të startojë faza e grupeve e Champions-it ku që ditën e parë do të rezervojnë duele të luftuara dhe tepër interesante.

champions 1

Sfida që spikat dhe që do të marrë vëmendjen e mbrëmjes së sotme është dueli Barcelona-Bajern Mynih, ndeshje që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Camp Nou”.

Në fushë zbret dhe Juventusi që do të udhëtojë në Suedinë e largët për tu sfiduar ndaj Malmos, në orën 21:00.

Kampionët e Europës, Çelsi do të luajnë në orën 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Zenitit.

Mançester Junajtidi i Ronaldos i cili pritet të bëjë debutimin e tij të dytë në Champions me fanellën e “djajve të kuq” do të ndeshen ndaj Jang Bojsave në Bern të Zvicrës në orën 18:45.

Vijareali e cila është kampione në fuqi e Europa Ligës do të luajë në shtëpi ndaj Atalantës, në orën 21:00.

Takimet e tjera janë, në orën 18:45, Sevija-Salzburg. Në orën 21:00, Dinamo Kiev-Benfika. Në orën 21:00, Lilë-Volfsburg.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS-it –

CHAM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"