FOTO/ Spikerja me dekoltenë zbuluar kthehet pas 2-vitesh e zbulon sekretet: Si u ‘hakmorr’ ministri Gent Cakaj pasi postova videon me të

May 11, 2019 | 14:52
SHPËRNDAJE

Enki-backaj0gent-cakajKLOTILDA HARKA/ Larg modestisë, Enki Bracaj e pohon se koha kur jepte lajme me dekoltenë zbuluar në “Zjarr tv” e rriti audiencën e televizionit ku punonte.

Pas dy vitesh mungesë dhe ofertës për të pozuar në revistën e famshme “Playboy”, kthehet në ekran si pjesë e “Aldo Morning Show” dhe faqes ”Shërbimi Informativ Televiziv”, ku improvizon intervista me politikanë për “Çmendina Tv”. Për mënyrën e re të bërit televizion dhe prapaskenat e videove virale të supozuara me njerëzit e rëndësishëm në këtë vend, Enki flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Enki Bracaj1

Pas një periudhe mungesë, rikthehesh në ekran si pjesë e “Aldo Morning show”. Cili ishte angazhimi yt këtë periudhë dhe kush ta bëri ofertën?

Kam qëndruar rreth dy vite jashtë ekranit. Arsyet ishin familjare dhe e ndieja të nevojshme të bëja pak pauzë. Rikthimi nuk ishte një ofertë, por interesim nga ana ime, pasi më pëlqente si program dhe u mirëprita me kënaqësi.

Nga spikere e lajmeve me dekoltenë zbuluar në “Zjarr Tv”, në një emision mëngjesi me audiencë. Ku ndryshon njëra nga tjetra si eksperiencë?

Veshja sigurisht (qesh). Te e para isha unë që solla audiencë (dhe këtë e them pa modesti), ndërsa tek “Aldo Morning Show” kishte audiencë të garantuar.

Enki Bracaj

Katër vite më parë me telekomandë në dorë ftoje publikun të të ndiqnin në ekran për veçantinë që ofroje. Je penduar që në një farë mënyre ishte ti ajo që theve tabunë, duke dhënë lajmet me gjoksin e ekspozuar?

Absolutisht jo, pasi ishte ajo eksperiencë që më bëri dikush në botën e televizionit, por nëse do t’më propozohej sërish, nuk besoj se do ta kisha bërë.

Në atë kohë u prezantove si studentja 21-vjeçare nga Skrapari që studioje për Marrëdhënie me Publikun. Si do e përshkruaje “marrëdhënien” që ti krijove me publikun?

Dashuri nga ato që nisin më shumë vështirësi, pra, në fillim ishte e vështirë të thuhej me zë të lartë që: Po, më pëlqen, por më pas dashuri për punën dhe sakrificën e një 21-vjeçareje në atë kohë.

Enki Bracaj2

Deklarata jote se pa reçipeta mund të dilje vetëm në ekran, por jo në rrugë, bëri përshtypje. Ku dallon zhveshja skenike nga ajo e përditshme, në konceptin tënd?

“Veshja skenike” që nga emërtimi është diçka që nuk praktikohet nga kushdo në përditshmëri. Skena është ajo që e bën një personazh publik të jetë i njohur, gjithashtu i jep më shumë mundësi të eksplorojë në veshje, në stil, etj.. Në të përditshmen, gjithkush do të ndihet komod, ndërsa ekrani kërkon më shumë guxim, më shumë vëmendje.

Pavarësisht famës, vetëm në pak ditë ti vendose të lije punën. Pse u largove, dhe t’u hapën dyert më vonë nga studiot e lajmeve?

Sepse nuk kishte më asgjë që mund të më jepte ajo punë. Më konkretisht, kur një mision përmbushet (që ishte shikueshmëria) duhet të ketë një mision tjetër, pasi, në të kundërtën, do të bëhej monotoni edhe për publikun.

Enki Bracaj3

Nga fama që more, “Playboy” gjerman të bëri propozim për të pozuar nudo me 30 mijë euro, ofertë që s’e pranove pasi kërkoje 70 mijë euro. Je penduar dhe a kishe të tjera oferta pas kësaj?

E para, nuk ishin foto nudo, por mund të themi deri diku topless. Jo, nuk jam penduar, pasi e kam menduar gjatë atë ofertë, edhe pse 30 mijë euro nuk janë pak (Qesh). Oferta pata të ndryshme, por, sikurse dhe e thashë, kisha nevojë të pushoja pak.

Ndërkohë, me rikthimin je bërë hit në internet me dublimet për faqen “Çmendina”, ku shfaqesh ti përballë politikanëve të njohur. Ç’mund të thuash për prapaskenën e këtyre improvizimeve?

Për fat të mirë, edhe emisioni ”Shërbimi Informativ Televiziv” është mirëpritur nga shikuesit. Në prapaskenë është një punë dhe përkushtim maksimal si nga aktorët, por edhe nga drejtuesit. Një gjë është shumë e sigurt që edhe në prapaskenë ka pa fund të qeshura dhe harmoni mes stafit.

Enki Bracaj4

Mendon se, duke u bërë pjesë e këtyre videove për të qeshur, ke humbur shansin që një ditë t’i intervistosh vërtet politikanët?

Besoj se shumica e politikanëve e kanë kuptuar që është humor dhe që nuk ka asnjë tendencë për të ulur apo ngritur një parti politike, por besoj se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj (i cili më bëri bllok menjëherë sapo doli intervista), nuk do të donte të më kishte as afër dhe jo më ta intervistoja.

Çfarë ka ndodhur në jetën tënde private këto kohë, je dashuruar dhe të kanë parë djemtë me sy tjetër pas punës si spikerja e guximshme në “Zjarr TV”?

Jo, nuk jam e dashuruar, por në pritje të Princit të Kaltër.

Enki Bracaj5

Shumë je komentuar për gjoksin, mendon se ke lindur me fat që ke këtë aset që vajzat paguajnë miliona për ta bërë me ndërhyrje?

(Qesh) Kur e mendon, me fat jam, se nuk do më duhet të shpenzoj para.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura