Skandali i diplomave, në pranga 3 pedagogë dhe kreu i Ujësjellësit

Sep 23, 2015 | 8:55
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka kryer një operacion të gjërë ditën e sotme, të quajtur “Diploma”. Operacioni është finalizuar me arrestimin e 6 personave, të cilët akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një skandal të shitjes së notave në Universitetin e Elbasanit.

Kreu i Ujësjellesit ne Elbasan, Altin Cenolli
Kreu i Ujësjellesit ne Elbasan, Altin Cenolli

Sipas Policisë, janë arrestuar Altin Cenolli, 37 vjeç, drejtor i Ujësjellsit në Elbasan. Gjithashtu, është arrestuar edhe Jani Muslli, 22 vjeç, shofer i Drejtorisë së Ujësjellësit. Ky shtetas akuzohet për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike në Elbasan.

Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre pedagogë, të cilët janë:

A.Gj,  vjeç  38  banuese në  Elbasan,  me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti  Ekonomik  Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë  funksione  publike, kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

R.T, vjeç  38, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër  Xhuvani”, Fakulteti  Ekonomik  Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë  funksione  publike, kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Me Urdhër  të Prokurorit u ndalua shtetasja: Manjola Tavanxhi,  vjeç  31, banuese në  Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër  Xhuvani”, Fakulteti  Ekonomik  Elbasan.

Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë  funksione  publike, kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Veç tyre është arrestuar edhe Gazmend Laloshi, administrator i një firme private, i akuzuar gjithashtu për korrupsion.

SKEMA

Shtetasi Altin Cenolli, dhe Gazmend Laloshi, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A.Gj dhe R.T, për të marrë nota kaluese në disa lendë dhe për të siguruar kredite të mjaftushme për mbrojtjen e diplomës për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 Euro. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura