Skandal, UEFA nxjerr blof Federatën për dënimin e Skënderbeut

Sep 9, 2016 | 9:50
SHPËRNDAJE

UEFA nxjerr zbuluar institucionin e futbollit shqiptar për dënimin e Skënderbeut. Përmes një e-maili dërguar redaksisë së sportit në Televizionin Publik Shqiptar, UEFA ka konfirmuar se e ka dërguar me kohë në FSHF vendimin e argumentuar që e la klubin korçar një sezon jashtë kompeticioneve europiane.

skenderbeu trofeu shulku

Një skandal i vërtetë, që as më pak e as më shumë, por nxjerr blof vetë drejtuesit e Federatës, të cilët çuditërisht janë shprehur në konferencat për shtyp se mbeten në pritje të materialit të UEFA-s. Ky i fundit tashmë ka kohë që ka ardhur, por mungesa e transparencës në institucionin e futbollit shqiptar ka bërë që të mos publikohet, duke qëndruar i fshehur në kompjuterët e drejtuesve.

Skandali i trukimeve që përfshiu futbollin shqiptar, duke kulmuar me dënimin e kampionëve në fuqi për një vit, si për habi të të gjithëve hasi në një heshtje të dyshimtë të FSHF-së.

Institucioni i futbollit, jo vetëm që nuk denjoi të bënte një reagim për këtë çështje, duke u distancuar apo mbrojtur klubin e Skënderbeut, por u kujtua befas pas Kampionatit Europian që t’i tregonte opinionit se UEFA nuk e ka njoftuar ende për vendimin që kishte marrë. E kush mund ta besonte këtë, në një kohë që zyra për shtyp e UEFAs, pas interesimit të TVSH-së, dërgon një përgjigje që cenon integritetin e FSHF-së.

pergjigja uefa

“UEFA ia ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit raportin e arsyetuar të Komisionit të Disiplinës”. Është kjo përgjigjja që jep UEFA. Tashmë gjithçka është e qartë dhe duket se cili institucion ka mashtruar. Mirëpo është në nderin e FSHF-së që të publikojë materialin, pasi tifozët e Skënderbeut me të drejtë janë të interesuar të dinë pse klubi kampion u dënua me një vit nga UEFA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura