Skanadali/ Kreu i Bashkisë Pustec hetohet në burg në Maqedoni, por bashkia thotë se ka ikur me leje

Nov 22, 2017 | 21:36
SHPËRNDAJE

Mediat e Maqedonisë kanë transmetuar lajmin e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Pustecit në vendin fqinj. Edmond Themelko akuzohet dhe po gjykohet në qeli, për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2013 atje.

“Stop” udhëtoi drejt Pustecit dhe nënkryetari i bashkisë, kishte marrë de facto frenat në dorë. Ai tha, se kryetari Themelko ka marrë lejen e zakonshme dhe po kurohet në Maqedoni.

Edmond Themelko, kryetari i Bashkisë së Pustecit  është  arrestuar në Maqedoni në Shkurt të 2016 për tu liruar një ditë më pas. Themelko është akuzuar nga Prokuroria Speciale për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2013 në Maqedoni. Dyshohet se ai ka falsifikuar afro 4000 karta identitet, por historia do të përsëritej, pasi në 26 Shtator 2017 ai do të dorëzohej në policinë e Maqedonisë sepse ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Më pas Gjykata e Maqedonisë dha masën e arrestit me burg. Pas dy muajsh nga arrestimi i tij, gazetari i emisionit Stop ka shkuar në bashkinë e Pustecit për të komunikuar me nënkryetarin për të mësuar se si është e vërteta.

Gazetari: Zotëri në redaksinë e emisionit tonë ka ardhur në denoncim ku thuhet se kryetari i bashkisë së  Pustecit, Edmondi është prej 26 Shtatori është arrestuar nga policia maqedonase dhe Gjykatat ka dhënë masën de dënimit 30 ditë burg dhe që prej asaj ditë kryetari nuk është. Si qëndron kjo punë?

Nënkryetari Andon Jani: Sipas nesh kryetari në datën 25 Shtator ka marrë lejen e zakonshme dhe është shtruar për kurim në Maqedoni… dmth jashtë shtetit nuk e di.

Gazetari: Por, përsa i përket pjesës së administratës së pagave, ka lënë një shkrese kryetari?

Nënkryetari Andon Jani: Ka lënë në 20.09.2017 kryetari më ka lënë autorizim mua dhe do vazhdojmë më pagesat. Për atë muaj që se kemi marrë pagën do vazhdojë puna normalisht.

Gazetari: A keni komunikuar këto kohë me kryetarin që nuk ka qenë këtu?

Nënkryetari Andon Jani: Kur tjetri është me leje nuk mund të shqetësohet.

Gazetari: Ju nuk keni asnjë informacion që kryetari është i akuzuar nga Gjykata Speciale si person që ka manipuluar zgjedhjet e 2013?

Nënkryetari Andon Jani: Unë di vetëm që kryetari mori leje për tu kuruar jashtë shteti, sepse kishte probleme shëndetësorë. Kaq di.

Por lidhur më këtë ngjarje nuk ka reaguar, as kryeministri Edi Rama, pushteti vendor dhe as opozita, askush nuk ka reaguar.

Gazetari i emisionit “Stop” ka pyetur dhe disa banorë të zonës lidhur me kryetarin Edmond Themelko

Gazetari: Dini gjë ku është kryetari?

Qytetar: S’është ka ik në Maqedoni, a ku di unë…

Gazetari :Edmondin po kërkojmë, dini gjë ku ka ikur? Keni ndonjë informacion që kryetari është arrestuar?

Qytetari: Nuk dimë gjë…

Gazetari: Jeni banor i Pustecit, keni informacion që kryetari është i arrestuar në Maqëdoni?

Qytetari: Se dimë është në Maqedoni, po nuk e diti shteti nuk e dimë ne!

Gazetari: Keni dëgjuar gjë për kryetarin se qarkullojnë lajme që është arrestuar në Maqedoni?

Qytetari: Nuk dimë gjë…

Edhe pse është një fshat i vogël asnjë nga banorët nuk thanë asnjë informacion lidhur me vendin se ku është kryetari Edmond Themelko.

I pyetur për këtë maskaradë, kostitucionalisti Çlirim Gjata shpjegon, se nga ana juridike këshilli i ministrave mund të pezullonte Themelkon, deri në vendimin përfundimtar të drejtësisë maqedonase. Ndërsa në aspektin moral, kjo situatë është sa absurde, aq edhe qesharake, pasi një i zgjedhur drejtpërdrejt gënjen publikisht.

Gazetari: Anën juridike të këtij procesi me dy medalje dhe më pas anën morale sesi duhet të funksionojnë gjërat?

Çlirim Gjata: Ana juridike është e përcaktuar në ligj, madje do të thoja se konkurojnë dy ligje. Njëri është për pushtetin vendor dhe raporti që ka pushteti vendor me Këshillin e Ministrave. Një nga shkaqet është kur dënohet një nga drejtuesit e pushtetit vendor, dënohet me vendim Gjykatë të formës së prerë, pra shpallet fjator. Këshilli i Ministrave me VKM e shkarkon nga detyra. Ai ka të drejtë që brenda 15 ditëve të ankohet në Gjykatën Kushtetuesë. Mund që edhe për shkak të ligjit të dekriminalizimit, nuk e dihet se varet se dhe çfarë dokumente kanë ardhur këtu me ndërhyrjen e Prokurorisë tonë. Mund edhe të ndodhë një shkarkim përpara se të dënohet. Më e pakta që mund të bëjë Këshilli i Ministrave apo qeveria është që ta pezullojë nga detyra dhe të vazhdojë nënkryetari. Kjo e dyta jo domosdoshmërisht shkon në zgjedhje të parakohshme. E para, nëse e shkarkon qeveria dhe ankohet ose nuk ankohet. Po u ankua rrëzohet kërkesa e tij në Gjykatën Kushtetuses, automatikisht shkon në zgjedhje të parakohshme për atë bashki. Këto janë pasojat juridike.

Ndërsa ana tjetër se ka të dhëna nga burme të sigurta së është arrestuar, minarja në trajsë nuk futet. Ku do shkojë se merret vesh gjithçka, në çdo vend të humbur të botës të shkosh po të kesh ccështje penale do të merret vesh, pasi aksesi në komunikim është shumë i shpejtë.

Ne institutin e dorëheqjes në Shqipëri më mirë të mos e përmendim fare, pasi nuk e njohim.

Por unë do të thoja se ai është kryetar bashkie në Shqipëri, s’ka rëndësi minoritet pa minoritet, ky vend ka Kushtetutë, ka rregullat e veta, ndërkohë merret dhe me zgjedhjet në Maqedoni.

Vetëm kaq, mendoj unë të provohet kjo shkelje administrative, qeveria duhet të shkarkojë.

Unë nuk e kam me individin se nuk e njoh, por e kam në parim dhe me rregullin. Vetëm një moment i tillë administrativ kryetar bashkie në Shqipëri, dhe merret dhe me zgjedhjet në Maqedoni, këto toleranca kaq të mëdha çojnë pa dashje në korrupsion./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura