Situata energjetike, aprovohet leja për ndërtimin e rrugëve që do të përdoren për ndërtimin e HEC-it të Skavicës nga KESH

May 3, 2022 | 12:32
SHPËRNDAJE

KELMENT BAÇI/ Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një sërë lejesh që lidhen me zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike.

hecet

E para është leja për nënstacionet që janë pjesë e projektit të linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Po ashtu, KKT ka miratuar lejen ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i linjës 110 kV Lushnje-Fier” me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a. KKT gjithashtu ka miratuar 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në zonën e Dibrës dhe Peshkopisë, ndërkohë që ka shtyrë afatin për 3 leje të tjera HEC-esh.

Konkretisht, KKT ka dhënë lejë për “Ndërtimi i Hec Kryezi, në ujërat e përrenjve Kryezi dhe Qafë-Mali, degë e lumit Fan i Madh, Bashkia Fushë-Arrëz”; “Ndërtimi i Hec Fushë-Arrëz, në rrjedhën e sipërme të Lumit Fani i Madh, Bashkia Fushë-Arrëz”; “Ndërtimi i Hec Dohoshisht 1, 2 dhe 3, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”.

Po ashtu, KKT ka miratuar edhe shtyrjen e lejes për: “Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës, degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës”, “Ndërtimi i Hidrocentralit ‘Zall Xhuxhë Nr. 1’ dhe ‘Zall Xhuxhë Nr. 2’, në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël”, dhe “Ndërtimi i hidrocentraleve ‘Shutri 1’ dhe ‘Shutri 2’, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë, si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”.

Një tjetër leje që bie në sy është ajo dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren për ndërtimin e HEC-it të Skavicës në bashkitë Kukës dhe Dibër, me subjekt zhvillues Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Në Pukë është miratuar leja për turbina eolike shoqërisë “Ventus” sh.p.k. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vetëm lejen e ndërtimit të tunelit të Llogorasë, pavarësisht se punimet për këtë vepër infrastrukturore nisën që në nëntor të vitit të shkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura