Si një anije kozmike, prezantohen ambientet e reja të KEIT Day Hospital

Nov 1, 2023 | 18:48
SHPËRNDAJE

Për herë të parë një kamera televizive ka hyrë në ambientet  e reja të KEIT Day Hospital.

Është fjala për pavijonin e ri të këtij spitali ditor, që është një risi për mjekësinë shqiptare në të gjithë mënyrën se si funksionon.

Ka qenë pikërisht kamera e emisonit “Opinion” dhe gazetari Blendi Fevziu, ata që kanë hyrë në pavijonin e ri të KEIT, i hapur vetëm pak ditë më parë dhe që përbën një nga investimet ultramoderne të mjekësisë në vend. Me pamjen e një anijeje kozmike, duket se ky pavijon i ri përfaqëson pikërisht mjekësinë e së ardhmes, për pajisjet tepër të avancuara dhe teknologjinë e lartë që i vjen në ndihmë stafit mjekësor për të realizuar ndërhyrje të sigurta për pacientët dhe tepër të sakta në rezultate.

Lançimi i ambienteve të reja është bërë gjatë një emisioni, ku është prezantuar edhe vetë historia e Dr. Skerdi Faria, që nga vitet e tij të vështira të studimeve në Tiranë, përvojat e para të punës, emigrimi dhe vendimi për t’u rikthyer e për të investuar në vendin e tij.

Dr. Skerdi Blendi Fevziu 1

Doktor Skerdi tregoi se historinë e vështirë të një emingranti arriti ta kthente në një histori suksesi, ku tashmë italianët janë ata që vijnë dhe  punësohen, ndërkohë që çdo muaj kryhen më shumë se 300 operacione estetike.

Duke u ndaluar në historinë e tij, mjeku Faria tregoi se në fakt vitet më të vështira kanë qenë ato, kur erdhi student në Tiranë. Me dy prindër mësues të nxjerrë nga puna, pa të ardhura, ai erdhi nga Ballshi në Tiranë, për të vijuar fakultetin e mjekësisë, pasi kishte përfunduar gjimnazin me medalje të artë.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Faria tregoi se vitet e fakultetit qenë të vështira ekonomikisht, gjë që e detyroi të dilte në rrugë për të shitur gjatë orëve të lira.

“Biznesi i parë në thonjëza ishte shitja e verës në Pazarin e Ri. Pastaj tek bordurat e Gjykatës së Lartë kam shitur lule plastike. Edhe ky biznes vajti keq. Pastaj me vajin e makinës, por kur u hap kupola e Tiranës na falimentoi. Unë ato para që kisha fituar mora me qera një dyqan të vogël fruta-perimesh të kohës së komunizmit, bëra ca punime brenda dhe krijova një bar- restorant të vogël. Çohesha në 5  të mëngjesit që hapnim restorantin, gatuaja paçe, pilaf, tasqebap, në 8 shkoja në fakultet dhe vija era mish e era qepë. Pas leksioneve me një biçikletë e më vonë mora një motor të vogël, bëja furnizimet tek Pazari i Ri dhe pasdite punoja aty në lokal. Në darkë studioja dhe të nesërmen e njëjta gjë”, tregoi mjeku.

Dr. Skerdi

Nga medalja e artë tek vlerësimet maksimale në Itali

Bir i dy prindërve mësues, Dr. Skerdilajd Faria përfundoi gjimnazin “Dervish Hekali” në Ballsh me të gjitha rezultatet 10 dhe medalje ari.

Kreu me pas studimet e larta për mjekësi në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1995 me mesatare 9.5.

Pasi punoi për 1 vit në Institutin e Shëndetit Publik në kryeqytet, në vitin 1997 u transferua në Romë ku punoi fillimisht në “Istituto Superiore di Sanità” dhe 1 vit më pas nisi specializimin në “Higjienë e Mjekësi Preventive”.

Dr. Skerdi Blendi Fevziu

Më tej, kreu njohjen e diplomës në La Sapienza dhe merr laurea në Mjekësi e Kirurgji.

Mbrojti doktoratën në universitetin e Romës “La Sapienza” me temën e një studimi shkencor mbi infeksionet spitalore, si bashkëpunim i “Istituto Superiore di Sanità” dhe QSUT.

Ne vitin 2009 përfundoi specializimin për Anestezi e Reanimacion në Universitetin e Romës, “Tor Vergata”.

Të dy specializimet dhe doktoratën i ka përmbyllur me lode, vlerësimi maksimal në Itali.

Dr. Skerdi 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura