Lulzim Basha ka deklaruar se vendimi i Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës është i padrejtë, por e respektojnë. Në përfundim të takimit me strukturat, Basha tha se do të bëjnë rekurs, për t’i kthyer siç tha ai PDSH vlerave dhe demokratëve.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se “shqiptarët do të kenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme”, por nuk tha nëse do të ketë apo jo një parti të re.
“Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje”, tha Basha.
Lulzim Basha: Në çdo rast ne do jemi në zgjedhje, shqiptarëve do t’u japim alternativën. Përpjekja për të zhbërë alternativën që ne paraqesim si program, si ekip, si bashkim vlerash me të cilat është themeluar PD do të dështojë.
Përpjekja e Edi Ramës për të reduktuar debatin që dot ë vendosë sesi do të qeveriset vendi në 4 vitet e ardhshme, në pyetjen se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, kjo përpjekje do të dështojë.
Shqiptarët do kenë alternativën e tyre sepse meritojnë më shumë dhe me alternativen tonë do kenë më shumë.
Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale juridike e gjithë përfaqësuesve tanë që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do presim zbardhjen e vendimit dhe bëjmë rekurs në drejtësi për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia.
Në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje. Ne besojmë dhe do kërkojmë që PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është në vlerat që ka lindur. Nuk mundet PDSH të jetë kundër luftës ndaj korrupsionit, kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parë është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje të vërtetë me Edi Ramën, jo një betejë false.
Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje e ardhshme.
Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi të kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat dhe demokratët. Në cdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje.
© Panorama.al











