Shqipëria nën darën e acarit, i gjithë vendi zbardhet nga dëbora. Meteorologia flet për motin në ditët në vijim: Temperaturat shkojnë në -15 gradë dhe në fshatra të thellë më tepër

Feb 14, 2021 | 9:32
SHPËRNDAJE

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga mesdita e së shtunës.

ada9c38b-0864-4d51-b83e-3909e82977f9

Dëbora ka zbardhur edhe zonat fushore dhe duket se do të mbesë e pa shkrirë edhe gjatë kësaj të diele për shkak të temperaturave tejet të ulëta.

Moti i tillë do të vazhdojë të mbetet të paktën deri në mesën e javës së ardhshme.

Moti i keq ka bërë që Ministria e Arsimit të mbyllë shkollat në të gjithë vendin, duke rikthyer mësimin e online.

Si pasojë e ngricave nëpër rrugë, shumë akse të vendit duhet të qarkullohet me zinxhirë.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ meteorologia Lajda Porja pohoi se i gjithë territori i vendit është në vlera negative të temperaturave për shkak të të ftohtit siberian, ku më shumë problematike paraqitet situata në pjesën verilindore, ku termometri shënon -12 deri në -13 gradë celsius.

“Reshjet e dëborës përfshinë gjithë territorin shqiptar. Problematike situata paraqitet në zonat lindore, verilindja, ku trashësia e dëborës është deri në 70 cm. Parashikohet që këto reshje dëbore të ketë sërish në këto zona. Do kemi spostim të reshjeve të borës vetëm në zonat veriore dhe juglindore. Pritet që kryefjala e kësaj fjale të jenë temperaturat termike. Temperaturat pritet që të kenë rënie. Vlora shënon -1 dhe Saranda 0 gradë. Në Tiranë temperaturat janë -5. Në zonat verilindore pritet që temperaturat të ulen më tej. Në disa zona termometri do të shënojë -15 gradë.”, tha Porja.
Sipas saj, dita e nesërme, megjithëse do të sjellë diell, mëngjesi do të jetë me temperatura ekstremisht të ulëta. Kjo situatë do të jetë deri në datën 23 shkurt. “Problematike në zonat malore mbeten ngricat në akset rrugore. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës do të jenë 24 orë në vlerat negative, kjo do të bëjë që të kemi ngrirje të akseve rrugore. Ky acar pritet të qëndrojë deri në fund të javës tjetër. Do të kemi më pas afrim drejt vlerave normale të dimrit. Tirana do të ketë vlera negative mëngjeseve.”, përfundoi Porja.

Situata në Dibër

Të bllokuar nga reshjet e borës janë aksi Ura e Çerenecit- Librazhd dhe Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë dhe pranisë së dëborës në rrugë.

Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative të Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme.

Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura