Shqipëri- Danimarkë, ndeshja e parë në “Elbasan Arena”. Ja çmimi i biletave

Sep 22, 2014 | 20:21
SHPËRNDAJE

Pamje nga gjendja aktuale e stadiumit te Elbasanit

ELBASAN- Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen e rradhës të kombëtares shqiptare, e cila përkon edhe me inaugurimin e stadiumit të ri të Elbasanit “Elbasan Arena”.

Ndeshja do të luhet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, dhe shitja e biletave do të fillojë në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna A2 + A3

10,000 leke

Tribuna B3

10,000 leke

Tribuna B2 + B4

8,000 leke

Tribuna A1 + A4

8,000 leke

Tribuna B1 + B5

6,000 leke

Tribuna E

3,000 leke

Tribuna D + F

2,000 leke

Tribuna

G1 + G3 + C1 + C3

1,500 leke

Tribuna G2 + C2

1,000 leke

Ndryshe nga cdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, FSHF këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes.

Puna në “Elbasan Arena” vijon me intensitete të lartë, dhe sipas të gjitha parashikimeve ai do të jetë gati për të pritur tifozët kuqezinj më 11 tetor.
[portfolio_slideshow] 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura