SHIFRAT/ Nga Rama te zv.ministrat, ja sa i kushtojnë buxhetit të shtetit pagat e 48 zyrtarëve të lartë

Oct 9, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Kabineti i ri qeveritar do ti kushtojë buxhetit të shtetit 7.7 milionë lekë të reja në muaj për pagat bruto.

22282075_10155208772091523_9024385902562651439_n

Nga një përllogaritje që Panorama i ka bërë pagës së piramidës së qeverisë, rezulton se shumica e këtij fondi prej  7.7 milion lekë i shkon 33 ministrave që kryeministri Rama ka emëruar.

Sipas të dhënave zyrtare, paga bruto e kryeministrit për një muaj është 228 mijë lekë, ndërsa ajo e zv.kryeministres Senida Mesi 187 mijë lekë.

13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prejh 174 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e zv.ministrit është 153 mijë lekë.

pagat e qeverise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura