Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sherri sot pasdite në qytetin e Përmetit.

Panorama.al mëson se shtetasit K.N. dhe J.N. sulmuan me sende të forta babë e bir, shtetasit Kosta dhe Kontandin Xhallo.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Përmetit shumë pranë komisariatit të policisë. Panorama.al mëson se ata janë goditur me leva dhe me çekiçë, për arsye ende të paqarta.
Babë e bir u dërguan fillimisht në Spitalin e Gjirokastrës. Më pas, 35-vjeçari Konstandin Xhallo është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit.
© Panorama.al











