
REZULTATI DERI NË ORËN 21:00
Tre qarqet në veri të vendit Shkodër, Kukës dhe Lezhë, janë bastione që i kanë qëndruar besnikë Partisë Demokratike edhe në zgjedhjet e këtij viti.
Lezhë
Në Lezhë deri më tani janë numëruar 178 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 23067 vota, ose 45.7%, të përkthyera në 4 mandate deputetësh.
Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 20337 vota, ose 40.3%, të përkthyera në mandate deputetësh 3.
Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 4724 vota, ose 8.9% duke e bërë të pamundur marrjen e një mandati në këtë qark, ndonëse janë ende kuti për t’u numëruar.

Kukës
Në qarkun e Kukësit është mbyllur procesi i numërimit dhe fituese ka dalë Partia Demokratike. PD arriti të siguronte dy deputetë, ndërsa PS mori vetëm 13856, pra vetëm një deputet. Kurse LSI ka siguruar vetëm 64 vota edhe në këtë qark nuk ka mundur të marrë një mandat deputeti.

Shkodër
Në Shkodër deri më tani janë numëruar 317 qendra votimi nga 411 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 36880 vota, ose 44.1%, të përkthyera në mandate deputetësh 6.
Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 24141 vota, ose 28.9%, të përkthyera në mandate deputetësh 3. Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 7382 vota, ose 8.8% duke e bërë siguruar kështu një mandat në këtë qark.
Edhe PSD ka marrë një mandat në Shkoder, duke siguruar 12059 vota.

SHIKONI REZULTATIN E ORES 15:00
© Panorama.al











