Rëndimi i situatës me Covid-19 në Greqi/ Autoritetet detyrohen të mbyllin shkollat, ja çfarë deklaron ministrja

Nov 14, 2020 | 12:16
SHPËRNDAJE

Ministrja-mbyllja e shkollave GreqiRëndimi i situatës me Covid-19 në Greqi, ku sistemi shëndetësor është në prag kolapsi, ka bërë që autoritetet vendase të mbyllin të gjitha shkollat fillore për dy javë.

“Shkollat fillore do të kombinojnë mësimin përmes televizionit dhe atë nëpërmjet klasave online, nga ora 14:00 deri në 17:00 pasdite”, deklaroi sot paradite ministrja e Shëndetësisë, Niki Kerameus.

“Pas zhvillimeve të reja në fronin e pandemisë, nga e hëna dhe për dy javë vijueshmëria e edukimit fillor është pezulluar”, shtoi ministrja.

Sipas vendimit të autoriteteve helene shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten e 27 nëntorit. Plani është që shkollat e të gjitha niveleve në Greqi të hapin dyert më 30 nëntor.

Megjithatë dinamika e përhapjes së Covid-19 është e paparashikueshme, andaj nuk përjashtohet shtyrja e vendimit deri në një datë të dytë.

Shqipëria, Greqia dhe Kosova janë duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, e cila po shkakton një numër të madh të vdekurish.

Deri më tani Shqipëria ka vendosur vetëm kufizime të lëvizjeve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Në vendin tonë ende nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave, ndërsa në universitete mësimi është zhvendosur nga autoditoret në klasat online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura