“Rama i neveritshëm me një mandat të tretë?”- Reagon Mustafa Nano: Ja e vërteta e deklaratës time! Qeverisja ka qenë plot…

Sep 9, 2020 | 16:30
SHPËRNDAJE

Mustafa nano-RAma-mandati i treteAnalisti i njohur, Mustafa Nano ka treguar të vërtetën e deklaratës së tij se “Edi Rama me një mandat të tretë do të behet i neveritshëm”.

Gazetari Nano në një prononcim për Panorama.al ka thënë se mesazhi që ka dhënë gjatë emisionit të Adi Krastës nuk ka qenë ai që është pasqyruar në shumë portale.

Mustafa Nano thekson se titulli i përzgjedhur nga redaksitë nuk ka të bëj me mesazhin e tij dhe ai pohon se ka deklaruar se: “Qeverisja e Ramës ka qenë plot probleme, por nëse ai merr një mandat të tretë, nuk shoh asnjë problem”.

Ndërkohë që në prononcimin e tij, Mustafa Nano nuk nguron të tregojë dhe votën e tij në zgjedhjet e 25 prillit 2021, teksa shton se s’mund të votojë “partinë e Sali Berishës’.

Zoti Nano ju keni folur mbrëmë në emisionin e gazetarit Adi Krasta lidhur me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme. Portalet kanë veçuar një titull përmbledhës të asaj bisede: “Mustafa Nano mendon se një mandat i Ramës është i neveritshëm, dhe se Rama duhet të largohet”.

Kam kohë që nuk shqetësohem më nga titujt që u vihen prononcimeve të mija. Le të bëjnë ç’të duan.

-Por ky është një mesazh që ju e përcollët?

-Më thanë se ky është titulli që kanë zgjedhur ata të Syrit. Kështu që nuk ka asnjë çudi në këtë mes. Por nuk ka lidhje fare me mesazhin tim në atë bisedë.

-Cili ishte mesazhi që përcollët ju?

Kush ka ndjekur bisedën, e kupton që ai titull nuk e përfaqëson fare mesazhin tim. Është spekulativ. Mesazhi im ishte: “Qeverisja e Ramës ka qenë plot probleme, por nëse ai merr një mandat të tretë, nuk shoh asnjë problem. Sepse me Lulzim Bashën vendi do jetë në duar më të këqija. Lulzim Basha është gjëja më pa vlerë e politikës shqiptare.”

-Mund t’ju pyesim se për cilën parti do votoni në zgjedhjet e ardhshme? Apo është shpejt?

Mund të jetë shpejt, por një gjë e di që tani. Unë nuk votoj për partinë e Sali Berishës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura