Pse djersitni gjatë natës në gjumë? Ja problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuani

Nov 9, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Djersitja gjatë natës është një proces që të gjithë e përjetojmë kur temperaturat janë të larta. Por mund të na bëjë konfuzë djersitja gjatë natës kur është ftohtë.

djersitja

Djersitja gjatë natës ka një sërë shkaqesh, disa prej të cilave janë më serioze se të tjerat, shkruan “The Sun”.

Pse djersini në gjumë?

Sipas mjekëve, arsyet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës janë:

Simptomat e menopauzës: Ndryshimet e hormoneve gjatë menopauzës mund t’i shkaktojnë grave djersitje gjatë natës. Por kjo është e trajtueshme, prandaj ju duhet vetëm të shkoni tek mjeku i përgjithshëm.

Ankthi: Ky mund të jetë një shkak i zakonshëm i djersitjes së tepërt.

Ilaçet: Ilaçet kanë të gjitha llojet e efekteve anësore. Ilaçet kundër depresionit, steroidet dhe qetësuesit janë më të zakonshmet që shkaktojnë djersitje. Nëse keni filluar të djersini që nga marrja e ilaçeve, mund të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm për të parë nëse mund ta ndërroni medikamentin.

Sheqer i ulët në gjak: Njerëzit me sheqer të ulët në gjak (hipoglikemia) mund të përjetojnë djersitje gjatë natës. Këtu përfshin ata që marrin ilaçe për diabetin, si insulina.

Hiperhidroza: Kjo gjendje e padëmshme ju bën të djersitni shumë më tepër se një person mesatar, gjatë gjithë kohës.

Sëmundje: Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë se sistemi imunitar po lufton kundër infeksionit. Disa njerëz e kanë raportuar këtë ndërsa po luftonin me koronavirusin. Për të njëjtën arsye, djersitja mund të shfaqet edhe si një efekt anësor i vaksinimit.

Kanceri: Djersitja gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese shumë e hershme e disa llojeve të kancerit, veçanërisht limfoma, një lloj kanceri i gjakut. Por kjo është e rrallë.

Shumë alkool, kafeinë, ushqim pikant, pirja e duhanit ose droga, gjithashtu mund t’ju bëjnë të djersiteni gjatë natës, kështu që mund të përpiqeni t’i shmangni këto për të parë nëse diçka ndryshon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura