PS i “dhuron” pushtet LSI-së. Emrat në çdo Qark, si është ndarë pushteti mes PS dhe LSI

Nov 24, 2013 | 11:21
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste i ka dhënë mbi 50% të pushtetit Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo duket qartë nëse shohim listën e drejtuesve qendrorë të drejtorive të përgjithshme apo agjencive kombëtare, por dhe në drejtoritë rajonale. Ndryshe nga bashkëqeverisja me Partinë Demokratike, socialistët janë treguar bujarë ndaj LSI-së, aleatit të saj strategjik, me të cilin, siç ka thënë dhe Kryeministri Rama, “bashkëpunimi do të jetë afatgjatë”. LSI ka katërfishuar deputetët në Kuvend dhe ka dyfishuar pjesëmarrjen në pushtet krahasuar me qeverisjen e mëparshme me Partinë Demokratike. Në drejtoritë qendrore dhe agjencitë ndarja thuajse është e barabartë mes dy forcave politike. Por kjo situatë shkon duke u thelluar në favor të LSI-së kur shohim listën e drejtuesve rajonalë në qarqe. Aty përqindja shkon deri edhe 60- 70% në favor të LSI-së. Qarku ku vihet re një përqendrim i madh i drejtuesve të LSI-së është në qarkun e Lezhës, ku pritet të ketë dhe emërime të tjera, nga 11 drejtori, vetëm një ka marrë PS, ndërsa 10 drejtorë i takojnë LSI-së. Në qarkun e Korçës, ku nga 12 drejtorë të emëruar deri tani, 8 i ka LSI dhe vetëm 4 partia socialiste. E njëjta situatë është dhe në qarqet e Fierit, Dibrës, por dhe Korçës. Vetëm qarqet e Elbasanit dhe Kukësit janë të ndara deri në këtë moment në mënyrë të barabartë mes PS dhe LSI-së. Por ajo që bie në sy është mungesa e emërimeve në disa drejtori të rëndësishme që mendohet se i përkasin Partisë Socialiste. Lëvizja Socialiste për Integrim u tregua shumë praktike menjëherë pas betimit të qeverisë. Ajo vendosi e para njerëzit e saj në postet drejtuese, ndërsa PS, për shkak dhe të një konkurrence më të madhe, por dhe procedurës së depozitimit të CV on line që u kërkua nga drejtuesit e saj, e zvarriti këtë proces. Burime pranë PS-së shprehen se një pjesë e vendeve vakante, të cilat i përkasin PS, po lihen të lira pasi pritet që ato t’i jepen një aleati paszgjedhor të PS, PDIU-së, e cila pritet të kalojë në maxhorancë. Bien në sy drejtori si ajo e Rrugëve, Doganave, OST, CEZ, ente banesash, ISKSH apo dhe ALUIZNI, që mbeten të lira në qarqe si Fieri, Durrësit, Elbasani, Vlora dhe mund t’i jenë premtuar PDIU-së për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

Elisa Spiropali, Doganat, PS
Brisida Shehaj, Tatimet, PS
Artan Lame, ALUIZNI, PS
Sonila Qato, AKKP, PS
Zyhdi Dajti, INUK, PS
Belinda Balluku, ANTA, PS
Ogerta Manastirli, QSUT, PS
Astrit Beci, ISKSH, PS
Arjan Bregu, Shëndetit Publik, LSI
Arben Seferi, ERE, PS
Ilirian Muho, Hipotekat, LSI
Agron Hetoja, KESH, LSI
Engjëll Zeqo, CEZ, LSI
Dashamir Xhika, Autoriteti i Rrugëve,LSI
Ardit Çela, Posta Shqiptare, LSI
Endri Puka, Albpetrol, PS
Ylli Spahiu, Drejtoria e Transportit, LSI
Arta Dollani, Instituti i Monumenteve
Petrit Rama, Metrologjia, PS
Gjet Ndoj, Arkiva Qendrore, PAA
Luneda Sufali, Lojërave të Fatit, PS
Petrit Rama, Drejtoria e Metrologjisë,PS
Dael Dervishi, AKBN, LSI
Gjergj Filipaj, INSTAT, G99
Blenard Nonaj, Materniteti PS
Afrim Bakajt, Autoriteti Ushqimor, PS
Vasilika Vjero, QKR
Etleva Bisha, Shërbimi Social Shtetëror, PS
Genci Kojdheli, Shërbimi
Kombëtar i Punës, PS
Dritan Ylli, Inspektorati i Punës, LSI
Genti Gazheli, Parandalimit të
Pastrimit të Parave, PS
Viron Bezhani, KOKSH, LSI
Vilma Rakipi, Tatimet Tiranë, PS
Anila Shehu, Drejtoria e Studentëve, PS
Odeta Çato, Drejtoria e Pyjeve
Edmond Stojku, ASHR, LSI
AGJENCITË
Julinda Dhamo, e Turizmit, PS
Gëzim Podgorica, ATSH, LSI
Adelina Greca, Planifikimi i Territorit
DREJTORËT RAJONALË
DURRËSI
Genci Alizoti, Hekurudhat, LSI
Selim Belortaja, Porti, LSI
Kontjana Kuci, Mjedisi, LSI
Edison Konomi, Doganat, PS
Valbona Kurti, Tatimet, PS
Vasil Abili, Bujqësia, LSI
Juri Qyrbja, Hipoteka, PS
Spartak Kovaçi, Posta, PS
Çim Troplini, CEZ, PS
Daut Naço, Transporti, LSI
Dorjan Hatibi, Shërbimi Social, PS
Miranda Koka,Sigurimet, LSI
Indrit Pudeci, Zyra e Punës, PS
Ali Karai, Bordi i Kullimit, LSI
Kristaq Huta, Shëndeti Publik, LSI
SHKODRA
Paulin Radovani, Prefekti, LSI
Nikolin Dedvukajt, Rrugët, LSI
Orest Vucaj, Hipoteka, LSI
Shkëlzen Berisha, Posta, LSI
Islam Canga, OST, LSI
Ridvan Hebaj, Bordi i Kullimit, LSI
Berhan Vajushi, Transporti
Anila Dibra, Shëndeti Publik, LSI
Agron Brija, Doganat, PS
Kujtim Prroni, HEC Vau i Dejës, PS
Violeta Staka, Sigurimet, PS
Dod Mehmetaj, Zyra e Punës, PS
Valbona Tula, Shërbimi Social, PS
ELBASANI
Alqi Çabiri, Arsimi, (i komanduar)
Desantila Tahiraj, Spitalet, PS
Skënder Berberi, Mjedisi, PS
Oligert Kume, Doganat, LSI
Shkëlqim Elezi, Bujqësia, LSI
Altin Ago, Hipoteka, PS
Klaudja Krasniqi, OST, LSI
Bukurosh Maçi, CEZ, PS
Arben Xhina, Transporti, LSI
Resmi Balla, Shëndeti Publik, LSI
Kastriot Belshi, ISKSH, LSI
Astrit Xhelili, Bordi i Kullimit, LSI
Astrit Halili, Uzina Mjekës, PS
Altin Cenolli, Ujësjellës-Kanalizime, LSI
Arif Tafani, Pyjet, PS
Jonaida Hoxha, Konviktet, PS
Klaudia Krasniqi, Posta, LSI
Kastriot Gurra, Sigurimet shoqërore, PS
DIBRA
Melaim Damzi, Prefekt, LSI
Donika Hyseni, Sekretar i
Përgjithshëm e Prefekturës, PS
Beqir Bici, Spitalet, LSI
Novruz Jashari, Bujqësia, LSI
Jonuz Paci, Posta, LSI
Shukri Xhelili, Sigurimet, PS
Fatmir Bulku, Zyra e Punës, LSI
Abdulla Kata, Doganat, LSI
Shkëlqim Murrja, Kontrolli i
Automjeteve, PS
FIERI
Antoneta Dhima, Spitalet, PS
Sokol Plaku, Mjedisi, PS
Albert Malaj, Tatimet, LSI
Artur Bogdani, Bujqësia, LSI
Aleksandër Myrtaj, Hipoteka, LSI
Irfan Hajdari, Posta, LSI
Luan Qato, Transporti, LSI
Semela Hoxha, ISKSH, LSI
Andius Olldashi, Sigurimet Shoqërore, PS
Alba Stefa, Shërbimi Social, PS
Vilson Naci, Bordi i Kullimit, LSI
Alfred Çuko, AKU, LSI
GJIROKASTRA
Aurel Lapaj, Sigurimet Shoqërore, LSI
Vasil Buka, Trajtimi Studentor, LSI
Armand Mamani, Spitali, LSI
Krenar Kulla, ISKSH, LSI
Dhimitraq Nasi, Rrugët, LSI
Arben Ruçi, Bujqësia, LSI
Dhimitër Dhiamanti, Pyjet, LSI
Kristaq Xhani, Bordi i Kullimit, LSI
Ismail Zeko, Posta, PS
Stefan Rapi, Mjedisi, PS
Klodian Micka, Hipoteka, PS
Edi Pesha, Zyra e Punës, PS
Florian Veliu, Inspektorati i Punës, PS
Albana Allushaj, Shërbimi Social, PS
Sokol Feruni, CEZ, PS
Flamur Golemi, Shëndeti Publik, PS
Shori Millo, ALUIZNI, PS
Beso Brahimi, AKU, PS
Lindita Rova, Arsimi, PS
Ilir Mino, Dogana Kakavijë, PS
Dino Selimi, Transporti, PS
VLORA
Xhevair Çeloaliaj, Porti, PS
Beqir Kashuri, Bujqësia, LSI
Tomorr Caka, Shëndeti Publik, LSI
Artan Lica, Transporti, LSI
Kujtim Sulçe, Mjedisi, LSI
Entela Shkurti, Posta, LSI
Kasëm Cenaj, Dogana, LSI
KORÇA
Edmond Hysabelli, Shëndeti Publik, LSI
Guri Meko, Transporti, LSI
Arben Malo, Bujqësia, LSI
Jorida Remacka, OSR, LSI
Floralda Strati, Posta, LSI
Artan Buzo, Shërbimi Pyjor, LSI
Genci Postoli, Burgu, LSI
Roland Çela, AKU, LSI
Muharem Meko, Metrologjia, PS
Erjona Rafti, Doganat, PS
Raqi Themeli, Hipoteka, PS
Marjana Lara, Shërbimi Social, PS
KUKËSI
Avni Koboçi, Dogana Morin, LSI
Hasije Zeneli, Spitali, PS
Adem Lala, Sigurimet Shoqërore, PS
Qemal Elezi, ISKSH, LSI
Xhevit Ramallari, Shërbimi Pyjor, LSI
Besart Mata, Shërbimi Social, PS
Halit Mula, Bordi i Kullimit, PS
Sulejman Elezi, Shëndeti Publik, LSI
LEZHA
Arjan Barbullushi, Tatimet, LSI
Leonard Tusha, Shërbimi Pyjor, LSI
Petrit Gjoni, Bordi i Kullimit, LSI
Nevruz Bara, Spitali, LSI
Nikolin Shtjefni, Hipoteka, LSI
Gjovalin Tusha, Porti Shëngjin, LSI
Eduart Ndreca, Arsimi, PS (i komanduar)
Valentin Gjetja, Inspektorati i Punës, LSI
Ndoc Lleshi, Bujqësia, LSI
Eglantina Marshi, Posta, LSI
Petrit Luli, Sigurimet Shoqërore, LSI
BERATI
Valbona Papa, Spitali, LSI
Memsur Hoxha, Sigurimet Shoqërore, PS
Lunik Çuedari, Posta, LSI
Ladi Frashëri, Bujqësia, LSI
Vangjel Shyti, Uzina e Naftës, PS
Kreshnik Hajdari, CEZ, PS
Valbona Zylyftari, Zyra e Punës, PS
Artur Bami, Shëndeti Publik, PS
Inald Frashëri, AKU, LSI
Venetik Çela, Pyjorja, PS

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura