Protestuesit ulen në rrugë përpara Kryeministrisë, asnjë kordon policie në institucionin e kreut të qeverisë

Aug 8, 2022 | 20:29
SHPËRNDAJE

Protestuesit për ngjarjen e rëndë të Himarës ku humbi jetën Jonada Avdia, janë zhvendosur përpara Kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve janë ulur në rrugë ndërsa një pjesë tjetër në shkallët e Kryeministrisë.

Ashtu si dhe në protestën e parë, në Kryeministri nuk ka një kordon policie për të mbrojtur institucionin e kreut të qeverisë.

Në protestën e mëparshme, qytetarët ndezën qirinj si homazh për Jonadën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura