Protesta/ ‘Keni frikë se 27 janari do kthehet si 21 janari’? Ja si përgjigjet Balla për protestën

Jan 11, 2018 | 13:07

Pasi akuzoi opozitën se po pengon avancimin e reformës në drejtësi, e duke kujtuar se të hënën nis puna për ngritjen e dy institucioneve të sistemit të drejtësisë, KLP dhe KLGJ, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet edhe për protestën e opozitës, caktuar për më 27 janar.

Taulant Balla

“A keni frikë se 27 janari mund të kthehet në një 21 janar?” –u pyet Balla.

Pas kësaj, pasi në fillim kërkoi t’ia përsërisnin pyetjen Balla deklaroi:

“Cdo përpjekje e tillë për ti hapur gropë vendit në rrugën drejt hapjes së negociatave i bën keq Shqipërisë dhe kjo është për të ardhur keq për këdo prej nesh. Për këdo që sheh se si një deputet për të cilin ka votuar që të jetë në kuvend me sjelljen e vet i bën keq vendit”- tha Balla.

© Panorama.al

Te lidhura