Policia e Tiranës ka publikuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të mbahet paraditen e së martës.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut nga ora 11 në 16:00.
Bllokime do të ketë tek bulevardi “Zogu i Parë”, tek rruga e Kavajës dhe rruga e Dibrës.
Ndërsa tek rruga e Elbasanit dhe bulevardi Bajram Curri do të ketë kufizime të qarkullimit, vijon njoftimi për shtyp.
Ndërkohë do të ndalohet parkimi tek sheshi Skëndërbej dhe tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar deri tek sheshi Nënë Tereza, deri në orën 16:00.
© Panorama.al











