“Prokuroria të hapë kamerat dhe të shohë çfarë është bërë në atë lokal”/ I dënuari për prostitucion: Unë kam jetuar vetëm me gruan, nëse del që ka hyrë dikush tjetër…Ja çfarë thotë për dëshmitaren

Aug 20, 2021 | 18:07

Kastriot Musa, i dënua nga Apeli i Shkodrës më 7 vite burg për prostitucion, e ka quajtur absurd vendimet e gjykatës.

Teksa hedh poshtë të gjitha pretendimet, që e shpallin atë fajtor, i bën thirrje prokurorisë dhe gjykatës që të hapin kamerat e sigurisë të lokalit.

Sipas tij, pretendimi i Prokurorisë se kati i dytë i banesës së tij është përdorur për prostitucion nuk është i vërtetë. Ai thotë se kjo vërtetohet fare lehtë përmes kamerave. Musa shprehet i bindur se ka jetuar vetëm me gruan e tij dhe nëse del nga kamerat që ka hyrë dikush tjetër, thotë se do të shkojë vetë në burg.

“Unë nuk e di përse prokuroria dhe gjykatat nuk kanë hapur kamerat e lokalit, duhet që të hapen dhe të shihet se çfarë është bërë në atë lokal. Prokuroria pretendonte se kati i dytë ku unë kam jetuar me gruan time është përdorur për prostitucion.

Kamerat janë për 45 ditë me regjistrim dhe si ka mundësi që për 45 ditë aty nuk është ngjitur askush përveç meje dhe gruas që kemi patur shtëpinë dhe djalit tezes tim dhe punonjëses që ka jetuar aty. Nëse del se është ngjitur dikush tjetër atëherë unë shkoj vetë në burg të bëj sa të duan”, është shprehur ai.

I pyetur për dëshmitaren, Ardiana Berisha ai thotë se nuk e njeh fare. Pretendimet e saj se është mbajtur 6 muaj e lidhur pa bukë dhe ujë, Musa thotë se janë të pavërteta.

“Nuk kanë asnjë fakt por thjeshtë kanë sjellë Ardiana Berishën si viktimë në një kohë që ne atë nuk e njohim aspak dhe nuk e kam parë kurrë me sy dhe nuk ka qenë kurrë në atë lokal.

Ajo ka dëshmuar se kam mbajtur 6 muaj të lidhur, unë sipas saj e paskam lidhur e zgjidhur në një kohë që gjyqtarja i ka bërë pyetjen në sallën e gjyqit si ke qëndruar t’i 6 muaj pa ngrënë bukë e lidhur, si jeton njeriu 6 muaj pa ngrënë e pa pirë dhe duke bërë marrëdhënie seksuale siç pretendon prokuroria.

Nuk kanë asnjë lloj prove tjetër. Nëse del diçka një fakt tamam se unë kam shfrytëzuar apo ndërmjetësuar prostitucion jam i gatshëm që sot të shkoj në burg por nuk ka asnjë fakt.

Pse nuk e kanë sjellë Ardiana Berishën në sallën e gjyqit por ta sjellin të lirshme, jo me polici. Unë ia kam bërë pyetjen nëse ti ke qëndruar 6 muaj në një lokal dhe nuk je e zonja të thuash se çfarë ngjyrash janë karriget, ku është banaku, si është tualeti etj, kjo është çmenduri. Nuk është përgjigjur”, tha ai.

LEXO EDHE: 

“Nuk e kam në plan të dorëzohem”/ Duhet të vuajë edhe dy vite burg, i dënuari: Këtu të marrin fytyrën, të degjenerojnë pa asnjë fakt (video)

 

© Panorama.al

Te lidhura