Projekti i ri/ Tunel 1.4 km në Durrës, nga Muzeu i Dëshmorëve në Currila

Aug 30, 2016 | 11:04
SHPËRNDAJE

Një tunel që do të nisë nga Muzeu i Dëshmorëve deri në Currila është projekti më i ri që pritet të realizohet në Durrës.

muzeu durres

Lajmin e bën me dije Open Procurement Albania, e cila njofton se për projektin e ri është bërë edhe thirrja për pjesëmarrje në tender për hartimin e një Studimi dhe Projektimi për Realizim të Tunelit në aksin Muzeu i Dëshmorëve-Currila.

Fondi limit për hartimin e Studimit dhe Projektit është 12 500 000 (dymbëdhjetë milion e pesëqind mijë) Lekë dhe mbulohet nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

Firma që do të fitojë të drejtën për të realizuar këtë studim dhe projektim, duhet të përfundojë gjithçka brenda 30 ditëve nga lidhja e kontratës.

Sipas Pasaportës së tenderit hartuar në portalin Open Procurement Albania: ky tunel do te fillojë në Rrugën e Dëshmorëve, në drejtim të kryqëzimit me rrugën “Aleksandër Goga” poshtë Muzeut te Dëshmorëve nën fabrikën e tullave dhe do të dale në pjesën perëndimore të kodrës së Currilave.

Gjatësia e këtij tuneli parashikohet jete 1.2, 1.4 km. Pika e nisjes së tij do të merret kryqëzimi i rrugës Kasem Durrësi me Rrugën e Dëshmorëve nga ku do të fillojë rampa zbritëse për në tunel.

Ndërtimi i këtij tuneli është domosdoshmëri për lehtësimi e trafikut në pjesën jug perëndimore të qytetit duke filluar nga Hyrja e Portit dhe drejtohet për ne Plazhin e Currilave, Kallm dhe krijon një unaze me qendrën e qytetit me zonën perëndimore.

Megjithëse tenderi duhet të mbahej dhjetë diteshin e parë të muajit Gusht, ende nuk ka njoftim për studio dhe kompani fituese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura