Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e artistit të njohur Sali Shijaku, i puth dorën: Folëm për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorin dhe…

Nov 5, 2020 | 11:30
SHPËRNDAJE

Meta Sali ShijakuKreu i shtetit, Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme fotot e takimit në shtëpinë e artistit të njohur, Sali Shijaku.

Meta në mesazhin e tij shkruan se gjatë bisedës me artistin e njohur kanë biseduar rreth natës së 7 tetorit 1942 dhe në veçania për trimërinë  Vojo Kushit.

“Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.  I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re!”, shkuan Meta

Meta Sali Shijaku-puth doren

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura