Presidenti Meta me flamurin e SHBA në manifestim, reagon Yuri Kim: U befasova. Mbështesim të drejtën e protestës paqësore

Mar 2, 2020 | 19:04

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, është distancuar nga manifestimi i mbajtur mbrëmjen e sotme, i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Deklarata e Kim vijnë pas pranisë së flamurit amerikanë në manifestim, ku sqaron me një shënim të twitter, se SHBA mbështet protestat paqësore, por se “nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e mbrëmjes së sotme”.

yuri-kim-1581605750

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sonte”, shkruan ambasadorja e SHBA.

© Panorama.al

Te lidhura