Policia zbardh plagosjen në Theth të Shkodrës, ja kush është autori i saj

Apr 21, 2016 | 18:17
SHPËRNDAJE

Policia ka zbardhur plagosjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në Theth të Shkodrës, si edhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

policiaGjithashtu, është bërë i mundur edhe sekuestrimi i armës së krimit. Shtetasi N.T. nga Tirana, i cili banonte në Theth me bashkëjetuesen e tij D.D. vjeçe u plagos me armë zjarri sot rreth orës 6:45 të mëngjesit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u  konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekësore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë  e autorit të ngjarjes, shtetasit Florian  Kodra , 19 vjeç banues në Theth Shkodër .

Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallashnikov. Shkaku i plagosjes mendohet se është për motive te dobëta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura