Policia tha se i dogjën makinën, avokati flet për “Panorama” dhe tregon fotot: Nuk është e vërtetë

| 15:57
SHPËRNDAJE

Avokati Loren Liço, ka reaguar për lajmin se makina e tij në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët një natë më parë.

Në një prononcim në telefon për “Panorama”, avokati, djali i gjyqtares së njohur, Arjana Liço, thotë se mjeti i tij nuk është përfshirë në këtë ngjarje.

Avokati sqaron se automjeti i tij ka qene i parkuar pas një tjetër mjeti, i cili u dogj, sipas avokatit pasi i kishin hedhur benzinë.

makina lico3Sakaq, Liço ka dërguar në “Panorama” edhe foto të makinës që ai përdor për të vërtetuar se ajo është e padëmtuar nga flakët.

makina lico1

Ai tregoi se kanë qenë disa persona të cilët kanë një biznes pranë vendit ku iu dogj makina, të cilët kanë parë flakët dhe kanë ndërhyrë dhe njoftuar për rastin.

“Unë kam të parkuar poshtë pallatit 3 automjete, nëse dikush do të kishte qëllim të digjte një nga mjetet e mia, do ta kishte të lehtë”, është shprehur ai duke mohuar se ka lidhje me ngjarjen.

Loren Liço
Loren Liço

Ndërkohë policia e Tiranës ka njoftuar se një natë më parë, janë djegur dy automjete, mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L, por që ky i fundit e ka hedhur poshtë.

Më tej policia sqaron se si pasojë e flakëve ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

Avokati tha se nuk janë djegur dy makina, por vetëm një, ajo e fqinjit të tij, ndërsa mjeti i Liços ka qenë i parkuar pas tij por nuk është dëmtuar aspak.

Sakaq burime nga policia kanë konfirmuar më herët për “Panorama” se një nga mjetet e djegura, është në pronësi të shtetasit L.L., avokat në Tiranë.

INFORMACIONI NGA POLICIA PER NGJARJEN

Më datë 06.10.2019, në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L.

Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë.

PANORAMA  

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.