GJKKO vendosi ta çojë pas hekurave/ Policia shkon ta arrestojë, por nuk e gjen në shtëpi ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon

Mar 31, 2022 | 22:37

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, por ky i fundit ende nuk ka përfunduar pas hekurave.

Screenshot_68

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për News 24 se Bllako nuk është shoqëruar në polici. Kjo e fundit nuk ka dhënë shpjegime për procedurat që po ndjek dhe nëse ka mundur ta gjejë apo jo ish-deputetin që një ditë më parë dorëzoi mandatin duke i paraprirë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia e shtetit në lidhje me arrestimin apo jo të ish-deputetit të akuzuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Panorama.al, rezulton se Alqi Bllako në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe Pëllumb Abeshi, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton se prona është “tokë arë”.

© Panorama.al

Te lidhura