Plagosi me armë punonjësin e IMT-së, pasi i prishi shtëpinë. Momenti kur policia shoqëron në komisariat autorin

Aug 12, 2022 | 19:01
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i shoqërimit në komisariat të Qani Muçës, 55-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri punonjësin e IMT-së në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, teksa punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli ekzekutoi vendimin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

Pas kësaj, Muça qëlloi me armë tip pistoletë në drejtim të punonjësit të IMT-së duke e plagosur në zonën e barkut.

52-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të mundur arrestimin e Muçës teksa sekuestroi dhe armën e krimit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari  është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura