“Pavarësisht grindjes me Ismail Qemalin, shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe!”, çfarë i tha Esat Pasha, korrespondentit në Trieste

Apr 4, 2020 | 8:37
SHPËRNDAJE

“Les Nouvelles” ka botuar, të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Piccolo-s në Trieste, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Situata në Shqipëri

Mendimi i Esat Pashës

Vjenë, 12 nëntor. – I intervistuar nga korrespodenti i Piccolo-s në Trieste, Esat Pasha nuk pranoi të tregojë cili, sipas tij, ishte sovrani që do t’i përshtatej më së miri Shqipërisë.

1585981405

Ai shtoi se grindja e tij me Ismail Qemal Beun ishte aq shumë serioze sa që nuk do të kishte ndonjëherë një pajtim të mundshëm midis tyre; por megjithatë ai shpresonte të kishte sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe kishte besim se as Austria dhe as Italia nuk do t’i lejonin vetes të tërhiqeshin në favor të grindjeve që ndajnë krerët shqiptarë, kështu për të evituar shkatërrimin e veprës së tyre dhe ndarjen  e Shqipërisë.

Korrespondenti i Piccolo thotë se Esati ka arritur të shtrijë autoritetin e tij mbi të gjitha popullsitë e zonave malore, veçanërisht tek Malsorët, të cilët janë plotësisht të përkushtuar ndaj tij. Ai takohet shpesh me peshkopin e Taraboshit dhe famullin e peshkopit të Durrësit, si dhe me Faik Beun, një nga anëtarët e qeverisë së përkohshme.

https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-korrespondentit-te-piccolo-s-ne-trieste-1913-pavaresisht-grindjes-me-ismail-qemalin-shpresoj-te-kem-sukses-ne-krijimin-e-nje-shqiperie-te-madhe/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura