Idrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit: Së shpejti edhe nënkryetar çam në Greqi. Dule dorëhiqet: Institucionet, plaçkë këmbimi

May 22, 2015 | 9:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Me 73 vota pro dhe një abstenim, zoti Shpëtim Idrizi u zgjodh zv kryetar i Kuvendit seancën e sotme plenare, me propozim të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Duke folur për Ora News, menjëherë pas votimit, Idrizi tha se është ende herët për të folur për poste ministrore që mund të merren, por vlerësoi mbështetjen e dhënë nga mazhoranca dhe opozita.

“Ndihem i privilegjuar për postin, vlerësim që i bëhet PDIU, elektoratit por edhe kauzave që ajo përfaqëson. Jam i bindur me fitimin e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, shpejt do ketë edhte një nënkryetar çam në Parlamentin e Greqisë”,- tha Idrizi.

“Për post ministror, është shumë shpejt për të folur për këtë”,- tha ai.

Sakaq, sot pas votimit erdhi edhe dorëheqja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule. Burimet thanë se nga PBDNJ do ketë dorëheqje edhe në nivelet e zv/ministrave.

“Më lejoni së bashku me urimet më të mira t’ju paraqes dorëheqjen. Falenderoj koleget per bashkepunimin e deritanishem. Shkak i doreheqjes, shnderrimi i institucioneve ne plaçkë këmbimi. Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia”, mësohet se ka thënë Dule. 

Dule, Rama dhe Idrizi, ne Kuvend

Por pas dorëheqjes së Dules, ka reaguar kreu i PDIU. Idrizi sulmon Dulen duke e quajtur “dashakeq e fobik”.

Ja postimi i plote i Idrizit:

Sapo mesova mbi dorheqjen qe Vangjel Dule paska dhene, sapo ka mesuar emerimin tim ne kete post.
Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes.

Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot…

Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithe atyre qe nuk i perkasin frymes me shoviniste te nacionalizmit te huaj, vecanerisht i erresuar nga urrejtja ndaj popullsise came, na kujton dhe njehere te gjitheve qe duhet te punojme per ti dhene historise ate cka meriton. Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves.

Ajo cka vertetoi edhe njehere Vangjel Dule eshte se ai nuk perfaqeson as vellezerit tane minoritare e as mentalitetin e shendetshem te nje pjese te shoqerise greke. Ai perfaqeson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurre ne Shqiperi! Kete pergjigje do t’ja japi cdo qytetar i ketij vendi, shqiptaret e Camerise, shqiptaret e cdo treve tjeter, akoma edhe me shume minoriteti grek ne Shqiperi, qe nuk ka asnje lidhje me mentalitetin perjashtues e urryes te ketij individi. 

Votimi per propozimin e PDIU

Propozimi për votimin e Idrizit vjen vetëm një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes elektorale mes PS dhe PDIU-së për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ndërsa PBDNJ e drejtuar nga Vangjel Dule vendosi të mos jetë në asnjë nga koalicionet zgjedhore, duke kandiduar më vete me kandidatë për kryetarë të bashkive, por dhe në këshillat bashkiakë.

Nga marrëveshja me PS, PDIU-së iu la e drejta të vendoste tri kandidatura për kryetarë të bashkive, të cilët do të garojnë nën siglën e koalicionit për “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Tashmë partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka propozuar për Bashkinë Rrogozhinë Beqir Nuredinin, në Peqin Saimir Hasallan dhe në Konispol Shuaip Beqirin.

Si pasojë e kalimit të PDIU-së nga koalicioni me Partinë Demokratike në atë Socialiste, deputeti Dashamir Tahiri vendosi shkëputjen nga Grupi Parlamentar dhe deklarimin për të mbështetur kandidatët e PD-së në Vlorë dhe Sarandë. Ndërsa në konfigurimin e numrave në Kuvend, koalicioni i majtë tashmë ka siguruar 88 vota në Kuvend.

Pas konstituimit të Parlamentit të dalë nga vota e 23 qershorit 2013, Parlamenti ka funksionuar me dy nënkryetarë, Edmond Spaho i Partisë Demokratike dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Ndërsa gjatë katër vjeçarit të fundit të qeverisë “Berisha”, Kuvendi i Shqipërisë kishte tre nënkryetarë, Vangjel Tavo i LSI, Ardian Turku i PD-së dhe Namil Dokle i Partisë Socialiste.

Rrëzohet dekreti i Nishanit për ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot me 74 vota kundër, 1 pro dhe asnjë abstenim dekretin e Presidentit Bujar Nishani për ligjin për shërbimin e Jashtëm. Për të rrëzuar dekretin mjaftonin të paktën 71 vota kundër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura