‘Pasagjerët nuk e kuptuan që avioni ishte rrëmbyer”, kërkesa e shqiptarit që e mori peng në 1970: I thoni presidentit amerikan Nixon që …

Feb 18, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

Aurenc Bebja/ Ishte viti 1970, kur mediat e huaja raportuan mbi pengmarrjen e nje avioni, plot me pasagjere dhe autor ishte nje shqiptar. 

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me veprimin dhe kërkesën e veçantë të një shqiptari që jetonte në Amerikë dhe që urrente presidentin amerikan Richard Nixon.

Ekuipazhi i rrëmbyer nga një pirat i ajrit shqiptar që donte të hakmerrej ndaj Richard Nixon-it.

image

Ekuipazhi i relaksuar në Orly (Paris) : Zotërinjtë. Stafford, bashkë-pilot, John Burn, kapiten, dhe Mac Cabe, inxhinier radio (nga e majta në të djathtë). – (Fotografi e “France-Soir”.)

Romë, e martë (A F.P., A.P., U.P.I.). – “Asnjë nga pasagjerët nuk e vuri re që avioni ishte rrëmbyer, gjithçka kaloi pa incidente.”, tha në ndalesën e Romës Zonjusha Veronika Ballman, nga Mynihu, një nga stjuardesat e Boeingut – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork, i cili, dje, u mor peng në drejtim të Kajros nga një pirat i ajrit.

Bëhet fjalë për Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferrin), 38 vjeç, shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, ku ushtron profesionin e tregtarit të materialeve të ndërtimit, i cili shpjegoi gjestin e tij për urrejtjen që kishte ndaj Amerikës.

Ndërsa avioni me 134 pasagjerë dhe prej dhjetë anëtarësh të ekuipazhit fluturonte mbi Nikozi (Qipro), Xyaert (Xhaferri), i cili mbante një revolver të fshehur pas një çante udhëtimi, e detyroi Zonjushën Ballman të hapte kabinën e pilotazhit. Aty, ai urdhëroi kapitenin John Burn të fluturonte për në Kajro dhe shtoi: “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.”

Pas uljes në Kajro, ndërsa policia egjiptiane i afrohej avionit, pirati qëlloi një herë në njërën prej dritareve të kabinës, dhe më pas u dorëzua pa rezistencë.

Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferri) nuk ka kërkuar azil politik në Kajro. Midis pasagjerëve të Boeing-ut ishin njëmbëdhjetë punonjës të Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një ministër këshilltar, Z. Thatcher. Ky i fundit nuk hasi asnjë vështirësi për kërkuar fluturimin e avionit, i cili vazhdoi rrugën për në Romë, Paris dhe Nju Jork.

Burimi : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-qe-te-largohet-nga-vietnami-dhe-kamboxhia-dhe-te-mos-i-shese-izraelit-avionet-phantom/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura