Paparaci/ Katër ish-musketierët e qeverisë, të pandarë nga njëri-tjetri

Apr 27, 2019 | 20:21
SHPËRNDAJE

Patën që të katërt të njëjtin fat. Nga drejtimi i ministrive shumë të rëndësishme, tashmë janë deputetë të thjeshtë. Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, shihen në çdo seancë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

57404800_2232956150095091_6049488760997937152_n

Por ajo që na bën përshtypje është fakti se ata janë gjithnjë në formë, të veshur mirë dhe shumë të qeshur. Mesa duket, ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, të qenurit në të njëjtën qeveri i ka bërë që të kalojnë më shumë kohë bashkë dhe tashmë vijojnë të njëjtin rit, rrinë me njëri-tjetrin.

Dhe ajo që i dallon nga ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila shoqërohet me atë që e zëvendësoi, katër musketierët në foto, as që u afrohen ministrave të rinj që u zunë karriget.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura