Paparaci/ Eduard Shalsi zhgënjehet nga Lindita Nikolla, veprimi i saj xhentil ishte për një tjetër

Apr 21, 2019 | 16:32

Lindita Nikolla njihet si një grua e sjellshme dhe e qetë. Ish-ministrja e Arsimit duket sikur shkon mirë me të gjithë.

Madje, edhe me Besa Shahini që dikur e ka pasur vartëse dhe sot i ka zënë vendin, ajo shfaqet krah për krah teksa vijnë bashkë në Parlament si dy mikesha të mira.

shalsi-nikolla1

Mbase, nisur nga ky dimension i karakterit të saj, Eduard Shalsi u gëzua shumë kur pa Nikollën me çadër në dorë te dera e Parlamentit. Meqë po binte shi, Shalsi mendoi se Nikolla po priste atë që të mos e linte të lagej në shi. Por i shpëtoi një detaj i vogël.

shalsi-nikolla2

Në fakt, Lindita Nikolla nuk po priste Shalsin, por një kolegen e saj që ishte pas tij. Ky veprim zhgënjeu pak ministrin, por, nga ana tjetër, është e kuptueshme se zonjat kanë prioritet në këto raste.

shalsi-nikolla

PANORAMA PLUS

© Panorama.al

Te lidhura