21 Mars, 2023

Vrasja e reperit XXXTentacion/ Gjykata shpall fajtor tre persona, flet nëna e të ndjerit: Ju falenderoj të gjithë për mbështetjen


Gjykata ka shpallur fajtorë tre burra për vrasjen e reperit  XXXTentacion, i cili u qëllua për vdekje jashtë një dyqani motoçikletash në Florida të Jugut, ku i grabitën dhe 50,000 dollarë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u zu në pritë nga Michael Boatwright, 28 vjeç, Dedrick Williams, 26 vjeç dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, gjatë incidentit në qershor 2018.

Të tre u shpallën sot fajtorë për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje me armë pas një jave diskutimesh nga juria.

Newsome (në foto) u akuzua se ishte personi tjetër i armatosur. Williams u akuzua se ishte shoferi i SUV-së, me Allen gjithashtu brenda

Prokurorët arritën t’i dallonin të tre burrat përmes videove të vëzhgimit të gjera të marra brenda dhe jashtë dyqanit.

Kleopatra Bernard, nëna e reperit të vrarë XXX Tentacion falënderoi fansat e tij për ndjekjen e rastit dhe tha, “drejtësia u vendos” teksa ajo u largua nga salla e gjyqit.

Kleopatra Bernard, nëna e reperit të vrarë XXXTentacion falënderoi fansat e tij për ndjekjen e rastit dhe tha 'Drejtësia u bë' ndërsa ajo u largua nga salla e gjyqit.

Një i pandehur i katërt, Robert Allen, u deklarua fajtor vitin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë dhe pranoi pjesëmarrjen në grabitje me tre burrat e tjerë.

Avokatët mbrojtës e akuzuan Allen si një gënjeshtar i motivuar nga shmangia e një dënimi të përjetshëm dhe pretenduan se prokurorët nuk arritën të shikonin të dyshuarit e tjerë të mundshëm përfshirë reperin Drake.

Ai u urdhërua të shfaqej në Zoom më 24 shkurt për t’iu përgjigjur pyetjeve, pasi dyshohet se kishte humbur takimin e tij të parë më 27 janar.

Reperi kanadez Drake thuhet se kishte një grindje në internet, por autoritetet konfirmuan se ai nuk ishte i dyshuar në incident.

Jurisë iu tha se Boatwright, i cili ishte sulmuesi, u dërgoi mesazhe 17 personave përpara se të merrte me qira SUV-në e përdorur në të shtënat përmes një aplikacioni telefonik.

Më pas ai ndaloi së dërguari mesazhe për rreth dy orë, përpara se të dërgonte një mesazh duke thënë: “Thuaji vëllait tim se i mora paratë për telefonin e ri”.

Disa minuta pas kësaj, ai i dërgoi dikujt një pamje nga ekrani i një lajmi duke thënë se XXXTentacion ishte qëlluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al