22 Shtator, 2017

Video/Divorci me DJ e njohur? Flet Bora Zemani: Ja kush ‘u fut’ në mes


 

Bora Zemani, moderatorja e njohur ka folur për herë të parë mbi lajmin e ndarjes nga  bashkëshorti , DJ Vini.

Një aplikacion i ri ishte ai që u ‘fut’ në mes të çiftit të show bizz-it dhe që shkaktoi thashetheme për ndarjen tyre.

Këtë e  sqaroi gjatë ditës së sotme në emisionin ‘Wake Up’ moderatorja.

‘Nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori. Vini kishte shkarkuar një program për Instagram-in që më fshiu mua, por edhe njerëz të tjerë si DJ Sardi, po nuk e kuptoj përse njerëzit u morën vetëm me mua.’- u shpreh duke qeshur Zemani.

Megjithatë ajo theksoi se duke pasur një familje dhe jo thjesht një lidhje, asaj nuk i vjen aspak mirë që diskutohen gjëra të tilla. ‘Dhe nuk më vjen mirë që njerëz që neve na njohin, na shohin në rrugë bashkë dhe habiten dhe thonë :‘Nuk qenkan ndarë…’.’- u shpreh moderatorja e emisionit ‘Guximtarët’ dhe ‘Bar Skedina’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al