29 Nëntor, 2023

VIDEO/ Me këngë shqiptare, Rita Ora dhe Taika ia hedhin valles për festën e Pavarësisë së Shqipërisë


4Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej disa ditësh ndodhet në Kosovë së bashku me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi.

Mesa duket çifti po e shijon më së miri qëndrimin në Prishtinë, ku përveç se artistja festoi ditëlindjen e saj dhe festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Rita e cila mbrëmjen e djeshme së bashku me Taikën ia shtruan valles me disa këngë shqipe ‘tallava në një ndër klubet e kryeqytetit.

Ditën e djeshme këngëtarja u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam ‘Çelësin e Qytetit’ për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”- ka shkruar Rama.

May be an image of 1 person

May be an image of 2 people and text

May be art of 2 people, beard and text

May be art of 2 people, suit and fragrance

May be an image of 2 people and people studying

May be an image of 3 people

May be an image of 2 people and text

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al