30 Shtator, 2023

VIDEO/ I tregojnë vendlindjen e tij! Nuk përmbahet Noizy, iu ofron fansave…


Reperi i njohur, Noizy, mbetet një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë ku koncertet e tij janë shumë të frekuentuara nga të rinjtë.

Mbrëmjen e djeshme, Noizy ishte i ftuar në një nga klubet e kryeqytetit për të performuar. Gjithashtu ai ka shpërndarë për fansat një pije të shtrenjtë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, një fansat i tregon Noizy-t vendlindjen e tij, Dibrën, teksa këngëtari nuk ka ngurruar që t’i ofrojë edhe atij një shishe “Dom Perigon”.

Kujtojmë që Noizy gjithmonë e ka pranuar me krenari se është me origjinë nga Dibra, teksa edhe një pjesë të tekstit me bashkëpunimin me reperin tjetër Stresi, e ka në dialektin dibran.

@jurgen_v HBD @Noizy ♬ original sound – J.V❄️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al