16 Tetor, 2018

VIDEO/ Aktoren e njohur e përzënë nga avioni, ja çfarë ndodhi para fluturimit


Aktoren e njohur amerikane Tara Reid e përzënë nga avioni pas kaosit që shkaktoi, duke bërtitur e duke shqetësuar pasagjerët.

Ajo u ankua për shkak të shërbimit në avion, ndërkohë që e pakënaqur me vendin, filloi të bërtiste duke kërkuar ta lejonin të ulej nga dritarja.

Aktorja Reid ishte duke fluturuar nga Los Angelos në New York.

TMZ, që raporton lajmin, shkruan se stafi filloi ta qetësonte, por ajo ishte shumë e revoltuar. Në kushte të tilla vendosën që ta nxirrnin jashtë nga avioni, së bashku me qenin që kishte me vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al