23 Shtator, 2017

Veprimi i pahijshëm i Miss Turqisë, i heqin kurorën një ditë pas fitores


18-vjeçarja Itir Esen e cila u shpall Miss Tuqia dy ditë më parë, e shijoi vetëm një ditë kurorën, pasi organizatorët vendosën t’i heqin pas një reagim në “Twitter” mbi grushtin e shtetit të 15 korrikut të një viti më parë.

Një ditë pas evenimentit u zbulua postimi i saj në Twitter,ku ajo krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhur të “martirëve”, siç i quan Erdogan viktimat që vdiqën duke i rezistuar grushtit të shtetit.screenshot-www.instagram.com-2017-09-23-11-05-00-920

“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”, u shprehën organizatorët.

Por Itir Esen reagoi nëpërmjet Instagram-it, duke thënë se postimi i saj nuk ishte aspak politik.screenshot-www.instagram.com-2017-09-23-11-04-14-067screenshot-www.instagram.com-2017-09-23-11-03-35-800screenshot-www.instagram.com-2017-09-23-11-02-56-092

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al