12 Mars, 2018

Vdes legjenda e komedisë, 3 ditë pas martesës


Është ndarë nga jeta një ndër legjendat e komedisë, i cili i ka dhënë shumë artit ndër vite.

Sir Ken Dodd, i njohur si krijuesi i Diddy Men, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare pasi një problemi shëndetësor që kishte në gjoks.

Aktori dhe këngëtari i njohur, prej 6 javësh ai ishte duke u mjekuar për një infeksion që kishte në gjoks, ndërsa vetëm 3 ditë më parë ai ka celebruar në martesë lidhjen me partneren e tij prej 40 vitesh. Anne Jones.

Dodd njihet edhe për rekordin e tij në Librin e Rekordeve Guinness, pasi arriti që të tregonte plot 1500 shaka në tre orë e gjysmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al