9 Dhjetor, 2017

Vdes aktori shqiptar, mesazhi përlotës i gruas: E di që do na ruash nga lart


Afërdita pas vdekjes së aktorit ka thënë se ky lajm është shumë i rëndë dhe është shprehur se Blerimi do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre dhe se ai do t’i ruajë nga lart.

“Te Allahut jem dhe te ai do te kthehemi! Edhe pse….e rende , smundem me pershkru….por , kjo eshte jeta! Gjithmone ne zemrat tona! E di qe do na ruash nga lart! Varrimi i Blerim Pecit behet sot me Aksham ne varrezat e Shipolit ne Mitrovice!”- shkruan Afërdita në FB.Blerimi dhe Afërdita kanë dy fëmijë. Aktori ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, ai vuante nga mëlçia, raporton Express. Familjen Peci e kanë ngushëlluar prijësit e shtetit dhe shumë fytyra të njohura publike.

Ngushellimet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kanë ngushëlluar familjen e aktorit tashmë të ndjerë, Blerim Peci.Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe ka thënë se Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, ka shkruar Thaçi në FB, transmeton Express.

Ndërsa, Behgjet Pacolli e ka përshkruar Pecin me fjalët “i madh në vepra”.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Pacolli në FB, transmeton Express.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al