28 Gusht, 2020

Trup bombastik dy javë pas lindjes? Moderatorja: S’është ndonjë zotësi. Nëna, shikojini strijat, barkun e varur, kilet e tepërta pa mllef, s’jemi në garë


Moderatorja Fatma Haxhialiu, ka cekur sot maninë e disa nga emrave të njohur të botës së showbizz, për të treguar se si arrijnë në formë gati perfekte trupore pak javë pas lindjes së bebit.

Në një postim në rrjetet sociale, Fatma tërheq vëmendjen e vajzave që nuk e kanë këtë “fat”, duke i ftuar të shijojnë mëmësinë e tyre dhe të mos ndihen keq nga vajzat që e arrijnë këtë.

“Me gjithe respektin dhe dashurine per cdo mama vip ose jo, qe vjen ne forme shume shpejt pas lindjes, duke ditur qe portaleve nuk ju kerkoj dot nje nder te tille, po jua kerkoj juve mama te dashura.

Mos u ndjeni keq kur lexoni titujt bombastike: trupi i filanes perfekt pas lindjes, filania tjeter na la pa mend dy jave pas lindjes ne foto me bikini! Nje tjetre madje ju zgjaten dhe kembet pas lindjes ?.

KJO NUK ESHTE NJE GARE!!!!!!
Shume mireee dhe i pershendes te gjitha vajzat qe kthehen shpejt ne forme, bravo, por kjo nuk ka pse te quhet ZOTESI as ndonje
MERITE E JASHTEZAKONSHME!

fatma2

Mama te dashura, shijoni krijesen me te bukur ne bote, shijoni magjine e muajve te pare ku do te jeni thuajse nje trup me te voglin tuaj!!!
Ju lutem mos u ndjeni keq dhe mos u krahasoni me askend, do keni kohe t’i perkushtoheni formes tuaj fizikes, dietes dhe palestres, lereni trupin tuaj te reagoje ne menyrat e veta natyrore. Ka nje kohe per cdo gje!!!!
Hiqini te gjitha ndjenjat e fajit.

TI JE E JASHTEZAKONSHME DHE TRUPI YT ESHTE NJE MREKULLI.
BRENDA TEMPULLIT TEND, ESHTE RRITUR NJE NJERI. A KA BUKURI ME TE MADHE SE KJO?
Shikoje trupin tend, strijat, barkun e varur, kilet e teperta, pa mllef, pa inat, pa keqardhje, shikoje me shume dashuri, te lutem mos e krahaso me askend dhe asgje tjeter, ti ke sjell ne jete nje mrekulli…shijoje e dashur nene, shijojeeeeee pa brenga, shijoje me gjithe qenien tende.
Kjo nuk eshte nje gare dhe ne nuk kemi pse te lendojme veten per ca standarde idiote te shoqerise tone moderne!!!!!

fatma3

Ti dhe buzeqeshja jote, jeni gjithcka femija ka nevoje!

TI JE MAMI ME E BUKUR NE BOTE ❤”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al