1 Shtator, 2019

Transgjinorja e parë shqiptare jep lajmin e keq, “Jam me kancer, këto mund të jenë ditët e fundit të jetës”


Edona James nuk është emër i panjohur, sepse më herët kemi shkruar për të. Ajo është transgjinorja më e famshme shqiptare. Edona u bë e njohur kur në moshën 23-vjeçare bëri një operacion të thellë për t’u shndërruar plotësisht në femër.

Transgjinorja e njohur ka disa javë që po përballet me sëmundjen e kancerit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, ku shihet se nga kjo sëmundje i kanë rënë edhe flokët.

Madje, në një postim, ajo ka thënë se është lodhur duke luftuar dhe se është duke shijuar ndoshta momentet e fundit të jetës. “Unë kam luftuar kaq shumë, por që nuk mundem më. Tani asgjë më nuk ka kuptim. Po shijoj vitet, muajt ose ditët që më kanë mbetur”, kishte shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al