Një histori e çuditshme ka përfshirë në diskutime të gjera mediat rozë në Zelandën e Re. Një person transeksual ka konservuar spermën e tij tani që është ende mashkull, në mënyrë që kur të bëhet 100 për qind femër, të mund të fekondohet me spermën e tij.
20-vjeçarja Lea Membrey, nga Auckland, Zelanda e Re, shkoi tre herë në një bankë sperme teksa ishte ende mashkull, pa nisur trajtimin hormonal, dy vite më parë.
Sipas transit, fakti që një ditë do të mund të jetë nëna dhe babai i fëmijës së saj, e bën shumë të lumtur. Prej momentit kur vendosi të kthehej në femër e deri tani, Lea ka shpenzuar mijëra dollarë me operacionet plastike, duke nisur nga bërja e gjoksit, fryrja e buzëve, botoksi në pjesë të ndryshme të trupit, heqja e qimeve me laser etj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al