2 Mars, 2020

“Tmerrohesha se mos më linte”- Këngëtari i famshëm rrëfen pendimin më të madh të jetës: Tradhtova bashkëshorten me shumë gra të tjera


Ozzy Osbourne ka treguar pendimin më të madh të jetës së tij, duke u shprehur se është tradhtia ndaj bashkëshortes Sharon Osbourne me shumë gra.

Në një intervistë për Good Morning Britain, muzikanti u pyet nëse është i lumtur me martesën e tij 38 vjeçare.

“Po, jam. Ndonjëherë jam sjellë edhe keq,”- tha ai.

Ndërsa Sharon shtoi: “Është si një shfaqje Shekspiriane, historia jonë e dashurisë. Ozzy ka shkuar me shumë gra dhe unë u shkatërrova.”

Më pas këngëtari u pyet nëse mendonte se bashkëshortja do ta linte pasi të zbulonte tradhtitë.

“Absolutisht, isha i tmerruar,”– u përgjigj këngëtari.

Ndërsa në lidhje me varësinë e tij nga seksi, Ozzy tha: “Nuk kam dashur asnjë prej këtyre femrave.”

Ai gjithashtu rrëfeu dashurinë për bashkëshorten e tij.

“Kur u dashurova me të, ajo ishte larg. Tek Sharon më tërhoqi fakti se kishte një të qeshur ngjitëse. Ishte vetëm një nga ato gjëra… Ajo është këtu dhe unë jam këtu, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënie. Jemi akoma bashkë,”- tregoi ai.

Në janar, këngëtari zbuloi se ishte diagnostikuar me një formë të sëmundjes së Parkinsonit, që prek nervat në trupin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al