Telefonat e parë 5G do të jenë komercialisht të disponueshëm pas vitit 2019-ë sipas ekzekutivit të Qualcomm Steven Mollenkopf.
Ai tha se është rritja e kërkesës nga konsumatorët dhe segmentet e biznesit të cilët po përshpejtojnë axhendën e mëparshme që ishte 2020-ta.
“Do të shikoni telefonat me 5G-në e vërtetë në 2019-ën” tha Mollenkopf gjatë shfaqjes së makinave në Frankfurt.
Sipas tij disa operatorë në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë filluar të përgatiten për linçimin e 5G-së në 2019-ën.
Qualcomm ka filluar punën prej kohësh me testimin e rrjeteve 5G në mbarë botën. Në Shkurt kompania lajmëroi një bashkëpunim me Ericsson dhe Tesltra për të testuar 5G.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al