10 Qershor, 2020

“Të gjithë duan një shans për të qenë të lumtur”- Rita Ora publikon videon kur ishte fëmijë dhe tregon vështirësitë si refugjatë: Jemi një rracë e vetme


Rita Ora ka kujtuar vështirësitë me të cilat u përball kur ishte fëmijë në Angli për shkak se ishte emigrante.

Ajo është shprehur se iu desh të përjetonte shumë gjëra për tu ndjerë e përfshirë në shoqëri.

Knëgëtarja me origjinë shqiptare tha se çdokush dëshiron që të ketë mundësi për të qenë i lumtur dhe për të pasur një jetë të mirë.

Ndërsa bëri apel për krijimin e një mjedisi të mirë ku fëmijët të mund të rriten duke thënë se njerëzit nuk mund të gjykohen në bazë të ngjyrës së lëkurës apo prejardhjes së tyre.

Postimi i plotë:

Arsyeja përse dua të publikoj këtë video është t’iu tregoj veten time në korrikun e vitit 1994. Mendoj se thjesht ndihesha e lirë duke e parë këtë video dhe doja ta ndaja me ju. Pse e doja kaq shumë kameran? Edhe kur isha fëmijë. Shpresoj që kjo video t’iu bëjë të qeshni, thjesht duke parë jetën e një fëmije të lirë.

Kjo është ajo çfarë çdokush dëshiron, një shans për të pasur jetë të mirë dhe mundësi për të qenë i lumtur. Gjërat e thjeshta që të bëjnë të ndiheni të sigurtë, të shkosh në park duke ngrënë një akullore, të qenurit një fëmijë i lirë. Këto janë kujtimet që ne vlerësojmë. Këto janë momentet që na bëjnë neve këta që jemi kur rritemi. Le tu japim njerëzve një mjedis të jashtëzakonshëm ku mund të jenë fëmijë dhe të rriten. Kur prindërit e mi vendosën të transferoheshin nga Kosova në Angli ishte shumë e vështirë.

Mbaj mend që duhet të shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur isha në parkun që shihni në video, më kujtohet se ndihesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita.

 

 

 

View this post on Instagram

 

Hi guys. I guess the reason for this post is to show you guys when I was little in the summer of July 1994. I guess I just felt free watching this and wanted to share. Why did I love the camera so much! Even as a kid! I hope this makes you smile, just watching a life of a young carefree kid. This is what everyone deserves, a chance to have a good life and an opportunity to be happy. The simple things of feeling safe going to a park eating an ice cream BEING A CAREFREE KID. Those are the memories we cherish. These are the moments that build us to who we become as adults. Let’s give people an incredible environment to be a kid in and grow in. When my parents decided to move to England from Kosovo it was hard. I remember I had to see and witness certain things just so I could fit in, just so the refugee girl can cooperate with the girls in the skipping rope game in the playground (that’s what I used to call it!), but when I was in that park I was free. Racism, how immigrants and refugees are treated! We can’t be justified by the colour of our skin or where we are from, we are one race. The human race. Anyway I love you guys, that’s just my 2 cents. I hope you smile today. Give kids a place to feel free in. Thank you. Yours forever Rita. ❤️

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al