21 Korrik, 2020

Të dashuruar si Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, aktori poston foton romantike duke mbajtur në krahë këngëtaren


Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi edhe pse përfliteshin prej shumë kohësh për një lidhje e mohonin vazhdimisht.

Megjithatë tani, aktori dhe këngëtarja e njohur kanë dalë hapur dhe nuk e fshehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Ata postojnë gjatë gjithë kohës foto së bashku dhe janë të pandashëm.

Së fundmi,  Romeo Veshaj publikoi një foto duke mbajtur në krahë Jonida Maliqin ndërsa qëndronin në motor.

“Zero-Gravity ❤️”- shkroi aktori në përshkrimin e fotos.

Ndërsa këngëtarja i komentoi: “To the M??N and back ❤️”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al