19 Shtator, 2017

Taylor Swift në gjyq, e akuzojnë për ‘vjedhje’


 

Këngëtarja e famshme e cila sapo ka lançuar projektin e saj të fundit “Look What You Made Me Do” e ka gjetur veten në sallat gjyqsore.

Taylor është hedhur në gjyq nga Sean Hall dhe Nathan Butler, një dyshe tekst-shkruesish të cilët kanë akuzuar këngëtaren për vjedhje të këngës, plagjaturë. Ata janë të mendimit se teksti i këngës së Swift, “Shake it Off” është kopje e këngës së vitit 2001 “Playas Gon’ Play”.

Gazetarët e “Daily Mail” kanë kontaktuar menaxherin e Taylor, i cili është përgjigjur se kjo akuzë është qesharake dhe  se asgjë nuk është vjedhur nga kënga e tyre. Ai ka shtuar se dy tekst-shkruesit i janë drejtuar sallave gjyqësore vetëm për të përfituar para.

“Playas Gon’ Play” në vitin 2001 ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke hyrë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” ndërsa Taylor Swift me “Shake it Off” ka arritur të fitojë disa çmime “Grammy”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al